United Hospital

Musliu: Po shkelen parimet demokratike në policinë lokale

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Jonuz Musliu, ka kritikuar qeveritarët në Beograd për mospërfshirjen e shqiptarëve në policinë lokale në Luginë të Preshevës.

Musliu, ka thënë se po shkelen parimet demokratike dhe se përfaqësimi në policinë lokale do të duhet të jetë krahas strukturës nacionale të popullatës, shkruan Titulli.com.

Fatmir Hasani, deputet i vetëm shqiptarë në parlamentin republikan të Serbisë, ka kërkuar përfaqësim të shqiptarëve në hierarkinë e policisë sipas meritës dhe përqindjes së popullatës.

UBT

Aktualisht në hierarkinë e policisë lokale në Preshevë, krye shefi i policisë është shqiptarë, ndërkohë zëvendësi i tij dhe komandantët e tjerë janë serb. Në Bujanoc, pas largimit të komandantit shqiptarë të policisë e tërë piramida komanduese përbëhet nga epror policor.

Ndërsa në Medvegjë, trupi komandues i policisë lokale me dekada udhëhiqet nga eprorë serb, është vetëm një shqiptarë, komandant i një ministacioni në Banjë të Siarinës./B.Rexhepi/Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.