Eko Higjiena

Musliu: Po militarizohet Komuna e Bujanocit?!

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Bujanoc- Lëvizja e Progresit Demokratik, me shqetësim është duke e përcjellë gjendjen politike dhe të sigurisë në Komunën e Bujanocit, e cila sa vjen e bëhet më e brishtë, me përmasa të keqësimit të mëtejmë thuhet në reagimin e LPD-së.

Sipas reagimit të LPD-së të nënshkruar nga Jonuz Musliu kjo gjendje bëhet më shqetësuese kur forcat serbe te sigurisë, përkatësisht ato të xhandarmërisë dhe ushtrisë, këto ditë, po punojnë duke u grumbulluar, mbi fshatin Nesalcë e Lluçan të Komunës së Bujanocit, përskaj rrugës e cila të shpie në drejtim të Dobrosinit, zonës kufitare Serbi-Kosovë.

Koncentrimi i forcave serbe te sigurisë mbi vendbanimet shqiptare, përgjatë vijës kufitare me Kosovë, karshi bazës ushtarake te Cepotinin e cila nga Bujanoci, vëzhgon Korridorin 10, paraqet një nga provokimet më të rënda, që nga periudha e proceseve luftarake ne këtë rajon. Ky veprim i forcave serbe shton pasigurinë te shqiptarët e kësaj komune e cila është shndërruar në një karantinë e poligon forcash të armatosura serbe thuhet në reagim.

Uji Dea

LPD këto veprime të militarizimit të vazhdueshëm të Komunës së Bujanocit, i konsideron të dëmshme, imituese dhe provokuese, të cilat pikërisht vijnë në momentet e bisedimeve Thaçi-Daçiq, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe manifestimeve mbarëkombëtare me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Lëvizja e Progresit Demokratik, reagon ndaj këtyre dukurive, të cilat bien në kundërshtim me marrëveshjet e arritura për çmilitarizimin e rajonit, ashtu siç ka kundërshtuar iniciativën e pushtetit multietnik në Bujanoc, për ndërtimin e një kompleksi banesor për refugjatët serbë nga Kosova, e cila ka për qëllim ndryshimin e hartës demografike, në dëm të shqiptarëve etnikë.

Lëvizja e Progresit Demokratik, apelon te faktorët relevantë shqiptarë dhe ndërkombëtarë të ngrejnë një shqetësim të tillë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në shkallë rajoni, pikërisht në kohën e fillimit të bisedimeve politike dhe teknike mes Prishtinës dhe Beogradit, në të cilat bisedime serbët e Kosovës do të përfaqësohen me dy delegacione, kurse një gjë e tillë u mohohet shqiptarëve të këtij rajoni, deri dje të përfshirë në flakët e luftës thuhet në reagimin e LPD-së të nënshkruar nga Jonuz Musliu./rajonipress/