Fundamenti

Musliu: Po diskriminohemi në lëvizje, arsim e shëndetësi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, kërkon që sa më parë të hiqen policat e sigurimit për banorët shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kur ata të hyjnë në Kosovë. Musliu, gjithashtu kërkon që studentët e Luginës së Preshevës të mos diskriminohen duke u caktuar kuota të veçanta për ta në Universitet.

Sipas Musliut, ndaj banorëve të Luginës së Preshevës po paraqiten dallime joetike sa i përket trajtimit shëndetësor në Institucionet Publike Shëndetësore të Kosovës, me ç’rast banorët shqiptarë të këtyre komunave po paguajnë taksa më të shtrenjta sesa pacientët vendës kur kanë nevojë për shërbime shëndetësore.

Eco Higjiena

Ndërkaq, Musliu thotë se problemi më i madh që kanë shqiptarët e Bujanocit aktualisht, ndërlidhet me shlyerjen nga shërbimet civile në Komunën e Bujanocit.

Kjo, sipas tij, po ndodh në stacionin policor të kësaj komune dhe po bëhet me qëllim të zvogëlimit të elementit shqiptar, në tendencë të ndërrimit të kartës demografike dhe në favor të elementit serb i cili në komunën e Bujanocit gjithmonë ka qenë pakicë.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.