ARKATANA

Musliu: Për reciprocitet me serbët e veriut të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu, tha sot se nuk është i kënaqur ne ritmin e zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve në komunën e tij.Pas takimit me zyrtarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Paul Jukic, dhe atasheun ushtarak në ambasadën e SHBA-ve në Beograd, Paul Brotzen, Musliu tha se zyrtarët amerikanë donin që në vendin e ngjarjes ta shohin se cila është situata në terren.

“Vlerësimi im është se lidershipi serb zotohet për të zgjidhur problemin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por se ato janë vetëm fjalë, meqë nuk ka hapa konkretë që 12 vjet”, tha Musliu, duke shprehur shqetësime edhe për prezencën e forcave të xhandarmërisë serbe, transmeton Beta.

Musliu tha se në takim, “në mes të rreshtave”, u cek se me qëllim të përmirësimit të stabilitetit në Bujanovc dhe Preshevë, baza ushtarake “Jug”, e cila është disa kilometra larg Bujanocit, do të jetë qendër për trajnim të forcave multinacionale të 13 shteteve, në mesin e të cilave është edhe Serbia, Bullgaria e Shqipëria.

Uji Dea

Ai shtoi se pozicioni i Lëvizjes për Progres Demokratik, të cilin e udhëheq, është që përfaqësuesit politikë shqiptarë nga komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë duhet të kenë të njëjtin trup, si serbët nga veriu i Kosovës.

“Ka filluar zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe tani është koha që shqiptarët të ndërmarrin hapa për të zgjidhur problemet e tyre politike. Duam reciprocitet me të drejtat që marrin serbët në veri të Kosovës”, ka thënë Musliu. “Kështu, edhe shqiptarët duhet të kenë policinë e tyre, komandantin e policisë, si dhe gjykatën e apelit”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.