Fundamenti

Musliu: Nuk u luftua për bashkim kombëtar

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nuk u luftua për bashkim kombëtar edhe pse platforma e shqiptarëve atë kohë ishte e tillë, kështu tha luftëtari i ish-UÇPMB-së, Jonuz Musliu, në akademinë e organizuar në përkujtim të bashkëluftëtarit të tij, Sadik Jashari.

Akademia përkujtimore për veprimtarin e çështjes kombëtare, Sadik Jashari, u mbajt në dhjetë vjetorin e ndarjes së luftëtarit nga jeta, të cilën ia përkushtoi çlirimit të tokave shqiptare.

Sadiku, megjithëse ishte nga Medvegja, u tha se ishte i tërë trojeve shqiptare, për të cilën veproi shumë.

Hydajet Hyseni, kryetari i Shoqatës së të burgosurve politikë, ka thënë se mënyra më e mirë për të nderuar veprimtarët si Sadik Jashari është të ecësh rrugës së tyre dhe të realizosh ëndrrën e tyre. Ai madje e quajti luftëtar që nuk njihte kufij, transmeton Kosovapress.

“Ai ishte luftëtarë i gjithanshëm, me fjalë, me penë, me pushkë sipas kërkesës së kohës. Ai ishte nga ata luftëtarët atdhetarë pa kufi që nuk njihte kufi, prandaj edhe veprimtaria e tij atdhetare kishte një shtrirje gjeografike gjithandej hapësirës shqiptare, në Kosovën e robëruar dhe jashtë saj, në Medvegjën e tij dhe jashtë saj”, ka thënë ai.

Uji Dea

Në anën tjetër, ish bashkëluftëtari i tij Jonuz Musliu ka thënë se Sadiku ka qenë argat i atdheut gjithmonë dhe si i tillë ka vdekur.

Musliu tha se platforma e shqiptarëve ka qenë bashkimi i tokave shqiptare por që sipas tij nuk u luftua për këtë.

“Luftë nacionale nuk u bë, luftë për Bashkim Kombëtarë nuk u bë, kjo ka qenë edhe idea e Sadi8k Jasharit dhe shokëve të tij. Sadikun e njoha në kohën më të vështirë, atëherë kur Kosova lindore kishte nevojë për shokë, trima, atdhetarë, dashamirë të cilët organizojnë dhe mbështetnin atë pjesë të okupuar. Gjatë luftës së UÇK-së dha kontributin maksimal, por pjesa tjetër e tokës shqiptare mbet përsëri nën okupimin e Serbisë, nënë ata që dëbuan dhe masakruan popullin shqiptarë”, ka thënë ai.

Jashari ndërroi jetë në vitin 2003 pasi po shërohej jashtë vendit ngase kishte marrë trauma pas një shpërthimi që i ishte bërë në banesën e tij, kur edhe kishte pësuar sulm në zemër.

Akademia u mbajt nën organizimin e Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës./ Telegrafi/