Eko Higjiena

Musliu: Nuk i jap llogari EULEX-it, na hyri në hak

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Shefket Musliu nuk është brengosur shumë për vendimin e Gjykatës së Apelit të EULEX-it. Nuk kam asnjë arsye t`i japi llogari EULEX-it dhe strukturave të UNMIK-ut të cilët për më tepër se nëntë vite më mbajtën peng duke eksperimentuar e, u tallur me ne thotë për rajonipress Shefket Musliu.

Vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit pranë EULEX-it i cili definitivisht e mbyll rastin e ankesave për ish komandantin e UÇPMB-së Shefket Musliu nuk është parë befasues.

Musliu për rajonipress thotë se vendimi i fundit i EULEX-it është një turp i përsëritur i radhës. “Unë tek e fundit s`kam asnjë arsye t`i japi llogari as EU:EX-it e as strukturave të ish UNMIK-ut sepse ata na mbajtën peng për më shumë se 9 vite duke bërë eksperimente me jetët tona dhe duke na fyer e poshtëruar” thotë Musliu.

Eco Higjiena

Musliu thotë se në rastin e tij dhe të shokëve të tij është bërë një padrejtësi e madhe.”Ne jemi dënuar sipas deklaratave dhe dëshmive që kanë dhënë dëshmitarët e përgatitur në kuzhinat e Serbisë. Kemi pasur dëshmitarë narkoman dhe të porositur me të vetmin qëllim që ta njollosin luftën e drejtë të UÇPMB-së” thotë Musliu.

Ish kreu i UÇPMB-së thotë se ai është shumë i interesuar që ta sqarojë para popullit shqiptarë qëndrimin e tij dhe të ish ushtarëve për luftën e drejtë të UÇPMB-së. “Pak peshë qojnë vendimet e EULEX-it. Për mua e rëndësishme është që populli ta kuptojë se në rastin tonë ka pasur padrejtësi ekstreme dhe të qëllimshme. Tani nuk e di ku mund të ankohemi, por sigurisht te EULEX-i kurrsesi” thotë Musliu.

Musliu thotë se aktualisht jeton në Gjilan dhe nuk e ka ndërmend të kyçet në politikë. “Kam oferta nga të gjitha partitë politike, por sigurisht që i kam refuzuar dhe dëshirojë të qëndrojë larg politikës” thotë Musliu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.