Fundamenti

Musliu: Nuk heqim dorë nga librat e Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu, ka deklaruar se shqiptarët në këtë rajon nuk do të heqin dorë nga kërkesa që tu lejohet përdorimi i teskteve shkollore nga Kosova, që janë dhuratë nga Ministria e arsimit e Kosovës.

Këto tekste tash e tre muaj gjenden në terminalin doganor në Preshevë, pasi shpërndarjen e tyre nuk e lejon qeveria e Serbisë.

Mëtutje, Musliu i ka thënë agjencisë Beta se me këtë kërkesë janë mbajtur disa protesta, në të cilat kanë marrë pjesë edhe nxënësit shqiptarë dhe shkollat, në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.

KKVITI

Protesta e fundit e këtillë është organizuar dje në Bujanoc, me ç’rast nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” kanë bërë protestë shetitëse prej shkollës e deri në ndërtesën e komunës.

“Në doganën në Preshevë, tash e tre muaj gjenden më se 103 mijë libra, që janë donacion i Ministrisë së arsimit të Kosovës për shkollat në gjuhën shqipe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Këto tekste janë sipas programit evropian dhe në to nuk ka kurrfarë provokimi”, ka thënë Jonuz Musliu, dhe ka shtuar se “mbajtja e tyre në terminal është politikë e keqe e Serbisë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.