Eko Higjiena

Musliu në Tiranë për çështjen kuotave dhe teksteve mësimore

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, dje ka realizuar një vizitë pune në Tiranë. Musliu dje është takuar me Zëvendës Ministrin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Erjon Ndroqi dhe Drejtoreshën për Arsim të Lartë në Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Linda Pustina.

Temë gjatë këtij takimit ka qenë çështja e kuotës e ndarë për studentët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në universitet publike të Republikës së Shqipërisë dhe mungesa e teksteve mësimore për shkollat fillore në Luginën e Preshevës.

Tashmë edhe pse kuotat për studentë shqiptarë që shkojnë nga trojet në Shqipëri është kompetencë e Universiteteve Musliu ka marrë zotimet e përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që do të shqyrtojnë kuotat ndara për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si detyrim Kushtetues për përkujdesjen e shqiptarëve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Me këtë rast, Musliu jo vetëm që kërkoi të jenë në nivelin vitit të kaluar por edhe të dyfishohen në mënyrë që mos të mbeten shqiptarët e Luginës së Preshevës pa mundësin për të studiuar.

Eco Higjiena

Gjithashtu, Musliu ka kërkuar që urgjentisht tekstet mësimore për shkollat fillore të sigurohen nga Republika e Shqiprisë. Përfaqësuesit e Ministrisë theksuan se janë të njohur me gjendjen e arsimit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë përveç tjerash edhe përmes raportit të Komisionit Parlamentar i cili patë qëndruar në një vizitë në Luginën e Preshevës. Ashtu që do të ndërrmarin të gjitha masat e mundshme për ti dalë në ndihmë dhe pajisur nxënësit me tekste shkollore.

Gjatë vizitë në Tiranë, kryetari Musliu u takua njëashtu edhe liderin e opozitës dhe Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në takim u shqyrtua gjendja aktuale politike dhe pozita e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Kryetari Musliu e njoftoi me problemet dhe diskriminimin me të cilin po përballen shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës e që është duke u manifestuar në metoda më perfide. Lideri i opozitës Basha është zotuar që çështjen e Luginës së Preshevës do të procedojë për të hapur një debat parlamentar në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.

Vlenë të theksohet se kryetari Musliu ka pasur edhe takime të tjera të rëndësishme me zyrtarë të Republikës së Shqipërisë me ç’rast ka kërkuar angazhim dhe përkushtim më të madhë ndaj shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës thuhet në njoftimin e Shërbimit për informim të KKSH-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.