Hidromorava

Musliu në Tiranë kërkon rritjen e kuotës për studentë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliu ka realizuar disa takime ne Tiranë me zyrtarët e lartë të Ministrisë e Arsimit të Republikës së Shqipërisë, ku është interesuar për së afërmi rreth pranimit të studentëve nga Lugina e Preshevës si dhe sfidat tjera të arsimit që tashmë janë ridiskutuar.

Kryetari Musliu ka kërkuar që kuotat e ndarë për Trojet nga Universitetet shtetërore të Republikës së Shqipërisë, përkatësisht kuota e ndarë për studentët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja e që gravitojnë Shqipërinë për studime të rritet. Ndërkaq sa i përket kësaj teme është dakorduar që paraprakisht të dërgohen preferencat e studentëve në ardhje nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar.

HW

Gjithashtu, në këto takime është diskutuar edhe për çështjen e të diplomuarve nëpër universitetet e Shqipërisë, çka është theksuar se shteti Shqiptar do të angazhohet përmes diplomacisë që Diplomat universitare të përfituar në Shqipëri të nostrifikohen në Serbi pa pagesë dhe pa pengesa.

Vlen të theksohet se në takim kryetari Musliu ka hasë në mirëkuptim sa i përket kërkesës për trajnimin e mësimdhënësve në lëndët specifike në kuptimin e metodikës dhe mësimdhënies, puna me librat e rinjë të cilët tashmë janë në përdorim në Luginën e Preshevës thuhet në njoftimin e Shërbimit për informim të KKSH-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.