ARKATANA

Musliu mban takime të rëndësishme në Crans Montana

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bujanoc – Gjatë Forumit të Crans Montana në Samitin e 17 Ndërkombëtar mbi Krimin Transnacional, Forumin për Siguri Kombëtare dhe Globale në Zhenevë (Zvicër), kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu përveç agjendës së parapërcaktuar, ka zhvilluar takime të rëndësishme me zyrtar të ndryshëm.

Në takime të ndara i pari i KKSH-së është takuar me Këshilltarin special të Sekretarit Gjeneral të Kombeve të Bashkuar dhe me zyrtaren e lartë e Unionit të Transmetuesve Evropian, Philippe Douste – Blazy dhe Radka Betcheva.

Këshilltarit special të Sekretarit Gjeneral të OKB-së Philippe Douste – Blazy, kryetari Musliu i paraqiti problemet dhe sfidat me të cilat po përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke theksuar se Qeveria e Serbisë nuk ka vullnet politikë për t`i zgjidhur çështjet e Luginës së Preshevës, për më tepër është duke qëndruar e palëkundur në qasjen diskriminuese dhe të papranueshme ndaj shqiptarëve të këtyre trevave.

UBT

Ndërkaq, në takimin me zyrtaren e lartë e Unionit të Transmetuesve Evropian (EBU) Radka Betcheva, kryetari Musliu e njoftoi me gjendjen e krijuar në mediat që transmetoj në gjuhët e pakicave në Serbi në procesin e privatizimit, e posaçërisht vështirësitë që janë krijuar në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Musliu gjithashtu kërkoi ndihmën nga EBU për tejkalimin e kësaj gjendje dhe njëkohësisht paraqiti projektin për Radio Televizionin Shqiptar të Luginës së Preshevës si një mundësi reale për të përmbushur kushtet ligjor për informim në gjuhën shqipe dhe standardet evropiane.

Gjithashtu, kryetari i KKSH-së ka pasur edhe takime të tjera me zyrtarë dhe përfaqësues të ndryshëm në Forumin e Crans Montana si edhe me ish kryeministrin Sali Berisha.

Vlen të theksohet se me ftesën e Ambasadorit Jean-Paul Carteron themeluesit të Crans Montana Forum, kryetari i KKSH-së, Jonuz Musliu ka marrë pjesë në këtë Samit thuhet në njoftimin e shërbimit për informim të KKSH-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.