ARKATANA

Musliu: Lugina e Preshevës nuk guxon të injorohet

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Bujanoc – „Diskriminimi i Beogradit dhe heshtja e Prishtinës ndaj Luginës së Preshevës do t’i hedhin shqiptarët në protesta gjithëpopullore duke i hedhur në rrugë me barrikada, sepse fjalët duket se janë harxhuar..“ ka deklaruar për „Presheva jonë“ Jonuz Musliu, lider i LPD-së dhe ish-shef politik i UÇPMB-së…“

Lidhur me deklaratat e Dacicit dhe dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me Veriun e Kosovës dhe pa Luginën e Preshevës fillimisht Jonuz Musliu, lider i LPD-së dhe ish shef politik i UÇPMB-së për agjencinë informative „Presheva jonë“ ka deklaruar se bisedimet e Brukselit në nivel kryeministrash Thaçi-Daçiq, rreth menaxhimit integrues të kufijve, po ndiqet me një interesim të madh nga shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe lidershipi i saj.

Ajo që më së shumti na shqetëson rreth këtij procesi është se çështja e kufijve po shikohet me standarde të dyfishta. Nuk mund veriu i Kosovës të ketë tjetër tretman nga ai i Dheut të Bardhë. Është absurd dhe amorale të lejohet që serbë e veriut të Kosovës mos të paguajnë doganë për mallra, kurse shqiptarët e Luginës së Preshevës ka muaj që gjobiten me polisa të sigurimit për kalim njerëzor e lëre më për mallra…“

ARKATANA

Sipas Musliut nëse kështu vazhdohet ka frikë se situata mund të dalë jashtë kontrollit dhe të kthehen në skenë incidentet e dikurshme jo të dëshirueshme për askë. Një pjesë të fajit dhe të përgjegjësisë e mbajnë veç Beogradit edhe ndërkombëtarët, të cilët po mundohen të udhëheqin politikë në dy binarë. Një politikë e tillë, sipas liderit të LPD-së e la Luginën e Preshevës jashtë proceseve dialoguese dhe favorizoi serbët e veriut të Kosovës të jenë pjesë e dialogut dhe t’i motivojnë për kërkesa të reja „falë“ protestave dhe barrikadave.

Lëvizja e Progresit Demokratik me kohë ka paralajmëruar për rreziqet e mundshme nëse edhe më tej vazhdohet me provokime në llogari të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe nuk do të mbaj përgjegjësi po qe se bllokohet rruga në Konçul apo autostradën Bujanoc – Shkup, ngjashëm me atë me serbët në veri të Kosovës të cilët ia dolën me sukses. Prandaj, duhet pasur kujdes si nga Prishtina ashtu edhe nga Beogradi se Lugina e Preshevës nuk guxon të injorohet, ajo është çelës i stabilitetit në rajon, po ndodhi ndryshe do të destabilizohet i gjithë rajoni ka pohuar në fund Musliu.