HW

Musliu: Gjithçka gati për konstituimin e KKSH-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Me vendim të Ministres për administratë shtetërore dhe pushtet lokal Kori Udoviçki për të hënën më 24 nëntor ora 12:00, në ambientet e KKSH-së, është thirrur mbledhja konstituive e këtij organi i cili do ti përfaqësojë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Subjektet politike shqiptare pjesmarrëse të këtyre zgjedhjeve i kanë marrë vendimet nga ministria përkatëse për mbajtjen e mbledhjes konstituive të KKSH-së.

Lideri i LPD-së njëherit kryetarë i KK të Bujanocit Jonuz Musliu i cili është i nominuar për kryetarë të këtij organi nga blloku i subjekteve politike, PDSH-LPD-BDL-PD-RD të cilët kanë fituar 8 këshilltarë nga 15 sa numëron gjithsej kuvendi i KKSH, i ka thënë BujanociNet se, “Gjithçka për nesër është gati dhe konstituimi i KKSH-së do të bëhet ashtu siç është paraparë” Musliu thotë se, asgjë nuk ka ndryshuar nga marveshja e bllokut të subjekteve politike shqiptare në Preshevë, dhe sipas kësaj marveshje pritet që Jonuz Musliu ta udhëheq Këshillin Kombëtarë Shqiptarë në Luginë të Preshevës.

Eco Higjiena

Në bazë të rezultateve nga zgjedhjet për KKSH, koalicioni PVD-UDSH, do t`i ketë 7 këshilltarë në kuvendin e këtij institucioni. Pas marrjes së postit nga Musliu në krye të KKSH-së, ai do të duhet që ta ndërpresë mandatin e tij si kryetar i KK të Bujanocit dhe kështu LPD do të duhet ta propozojë dikën tjetër.

BujanociNet jozyrtarisht ka mësuar se në vend të Musliut LPD do ta propozojë, Adnan Salihun në postin e kryetarit të Asamblesë komunale të Bujanocit./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.