ARKATANA

Musliu: Bisedat Informative na kujtojnë periudhën e Millosheviqit në Luginë

/ 3 minuta lexim
United Hospital

LPD, kërkon nga faktorët politik e institucional vendor, një zë të përbashkët reagues ndaj kësaj fushate të egër diskriminues, të cilën po e ndërmarrin punëtorët e sigurimit shtetëror ndaj shqiptarëve përmes të të ashtuquajturave biseda informative.

Lëvizja e Progresit Demokratik dhe lideri i saj Jonuz Musliu, i cili njëherit është edhe kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, kanë reaguar ashpër lidhur me të të ashtuquajturave biseda informative, të cilat po i ndërmerr sigurimi shtetëror serb, ndaj qytetarëve shqiptarë, përkatësisht ish ushtarëve të UÇPMB-së, kinse për të zbuluar armatimin e gjetur afër Xhamisë në Turi të Bujanocit.

“Bisedat informative na kujtojnë periudhën e regjimit diktatorial të Millosheviqit në Luginë të Preshevës, të cilat paturpësisht po zhvillohen edhe nëpër objekte jo institucionale, për të mbjellë frikë dhe pasiguri ndër qytetarët shqiptarë e posaçërisht tek ish ushtarët e UÇPMB-së. Kjo taktikë e vjetër me petkun e ri të pushtetit serbë, po iriton dhe provokon shqiptarët e Luginës së Preshevës, për ta realizuar ëndrrën e kamotshme të Beogradit, për spastrim etnik në komunat me shumicë shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, thuhet mes tjerash në reagimin e Musliut.

Pushteti aktual i Beogradit, ashtu si ai i mëparshmi, vazhdon t’i diskriminoj shqiptarët etnikë në Luginë të, Preshevës, me metodat më primitive antidemokratike dhe anticivilizuese, thuhet në vazhdimin e reagimit të kreut të LPD-së.

Eco Higjiena

Sipas drejtuesit të këtij subjekti politik shqiptar, për shkak diskriminimit të hapur, që ushtron regjimi i Beogradit ndaj popullsisë shumicë shqiptare në Luginë, çdo ditë e më shumë po zbrazen trojet etnike shqiptare të brezit kufitar me Kosovën, gjithashtu në heshtje po vërehet edhe një shpërngulje nga qendrat urbane, me rrezikun permanent të krijimit të një Medvegje të dytë në këtë rajon.

LPD, kërkon nga faktorët politik e institucional vendor, një zë të përbashkët reagues ndaj kësaj fushate të egër diskriminues, të cilën po e ndërmarrin punëtorët e sigurimit shtetëror ndaj shqiptarëve përmes të të ashtuquajturave biseda informative.

Gjithashtu, LPD, kërkon ndihmën e faktorëve relevantë shqiptarë dhe ndrëkombëtarë, duke filluar nga OSBE-ja, që të ushtrojnë trysni tek Beogradi zyrtar, për të hequr dorë nga politika diskriminuese ndaj shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës, të cilët nuk po zgjedhin mjete e metoda për ta bartur problemin e veriut të Kosovës në Luginë thuhet në fund të reagimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.