Musliu: Beogradi shantazhon Preshevën me “dialogun” për t’i arritur synimet në BE

Preshevë – Është paralajmëruar dialogu mes autoriteteve serbe të Beogradit mes liderëve nga Lugina e Preshevës, që fillon sot. Këtu dihen vetëm dy gjëra, se ky dialog fillon me dyer të mbyllura dhe ajo se qeveria serbe pret në prill të marr statusin e kandidates për në BE. Dhe tashmë qeveria serbe ka intensifikuar aktivitetin në disa fronte, përfshirë këtu edhe Luginën e Preshevë.
Dhe ky turr diplomatik në emër të dialogut të Serbisë ditëve të fundit me qeveritarët e saj, politikan e ministra drejt Preshevës, liderët e Luginës së Preshevës e presin me mjaft rezervë dhe janë skeptik se këto bisedime janë serioze, kështu i ka deklaruar sot agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” lideri i LPD-së Jonuz Musliu ish-drejtor politik i SHP të UÇPMB-së.
Këto bisedime të paralajmëruara përmes disa medieve serbe mes Beogradit dhe Preshevës sipas z.Musliu, sikur t’mos ishte muaji prill kur Serbia po përgatitet të fitoj statusin e kandidates për në BE-së, gjithkush e kupton se sa ato do të mund të jenë serioze dhe të sinqerta. Pra, sipas Musliut, këtu kemi të bëjmë me një dialog artificial.
Me lapidarin u pa se “ranë prej dardhe”. Po, me dialogun a do të bien sërish liderët e Preshevës ?
“Zërat e e fundit të Beogradit gjoja për dialog me Preshevën, tash para prillit, nuk është tjetër veç shantazhim i Serbisë me liderët e Preshevës. Me ketë hyxhym të Serbisë për dialog dhe vizitat e shpeshta të shefit të Trupit Koordinues Stankovic dhe ministrat bashkë me premtimet e tyre se do të bëjmë ketë apo atë janë jo vetëm jo serioze, por edhe hajgare të cilët edhe kësaj radhe përpiqen që përmes Preshevës, në këtë rast në emër të dialogut me ne, të fitojnë simpati tek komunitetit ndërkombëtarë, sidomos para Brukselit kur tash qeverisë serbe i nevojitet për ta fituar statusin e kandidates në BE..” ka deklaruar Jonuz Musliu.
Sipas lideri të Luginë së Preshevës Jonuz Musliu, kjo “zemërgjerësi” e qeveritarëve serb me vizita të shpeshta, me shtrëngim duarsh e përqafime me liderët tanë s’janë gjë veç përpjekje të Beogradit për ta shantazhuar Preshevën, me “dialogun” artificial për t’i arritur synimeve në veta drejt BE-së. Deri në muajin prill ajo do të jetë në gjendje jo të bëjë, por të premtoj gjithçka Luginës.
“Bujaria e Serbisë me shqiptarët etnik në Luginën e Preshevës është dëshmuar viteve të fundit në Luginën e Preshevës, ku ky mjedis i populluar me shqiptarë etnik dy herë më shumë se sa serbët në Kosovë, nuk ka as maternitet, s `ka as universitet, shqiptarët vriten, ndjekjen e burgosen përmes proceseve të montuara politike. Se politika diskriminuese serbe arriti kulminacionin e vetë, u dëshmua me heqjen e lapidarit të UÇPMB-së me forcë me qindra forca të xhandarmërisë serbe. Pra kështu u duk dialogu i Beogradit me shqiptarët e Preshevën. Veç kësaj, jemi dëshmitar se asnjë nga marrëveshjet e arritura mes autoriteteve serbë dhe të atyre të Luginës, kurrë Beogradi nuk ka respektuar dhe zbatuar në praktikë. Mjafton të përmendim këtu marrëveshjet e Kumanovës, pastaj ajo e Konculit (ku mori pjesë edhe Covic), marrëveshja për amnisti për luftëtarët e UÇPMB-së…Dhe tash kush dhe si t’i besohet Serbisë se dialogun e përfolur mund të jenë serioz dhe kush mund t’ia mbushin mendjen liderëve të Luginës së Preshevës për t’i besuar më Beogradit, kur këta të fundit asnjëherë nuk kanë realizuar, përmbushur marrëveshjet apo premtimet e tyre ?..Besoj se liderët e Preshevës me lapidarin e UÇPMB-së ranë nga dardha , që besoj se do të mbet një mësim i mirë, që t ‘mos bien më…” ka deklaruar në fund Musliu për “Presheva jonë”.