KKVITI

Musliu: Bashkësia ndërkombëtare nuk po i bënë presion Serbisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Këshillit kombëtar shqiptar, Jonuz Musliu ka njoftuar se do të fillojnë në ndërtimin e një strategjie të përbashkët me Kosovën për tejkalimin e problemeve me të cilat po përballën qytetarët e Luginës së Preshevës.

Musliu pas takimit me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli ka pohuar se kanë biseduar me problemet me të cilat po përballen qytetarët e Luginës së Preshevës.

“Problemet për shqiptarët e luginës ende janë të pazgjidhura, tekstet mësimore s’po lejohen. Biseduam dhe mbetem të bëjmë një strategji të përbashkët. Për mos lejimin e librave fajtor është Qeveria e Serbisë se nuk po i respekton të drejtat e shqiptareve, as faktori ndërkombëtar s’po i bën presion Serbisë që t’i lejoj tekstet për nxënësit”, tha ai.

Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit tha se kanë marrë premtimin se institucionet e Kosovës do të jenë më të angazhuar me çështjen e shqiptarëve atje.

ARKATANA

“E vetmja derë ku mund të trokasim lirshëm është këtu dhe Tirana. Është interes i përgjithshëm që Tirana dhe Prishtina ta japin kontributin e vet tek faktori ndërkombëtar dhe gjërat të fillojnë të lëvizin”, tha Kamberi.

Por përfaqësuesit e Bujanocit dhe Preshevës erdhën ndaras. Derisa përfaqësues të komunës së Bujanocit ishin në takim me kryetarin Veseli, në kuvend arriti edhe kryetari i komunës së Preshevës, i cili nuk ka hy në takim ende te kryetari.

Veseli tani është në takim me ambasadorin e SHBA-ve, Delawie. Ndërkohë që kryetari i Preshevës po qëndron në hollin e kuvendit. Të pyetur se pse të dy delegacionet nuk kanë ardhur së bashku, kryetari i Bujanocit ka thënë se kjo është çështje e komunikacionit dhe se ekipet nuk kanë mund të arrijnë në të njëjtën kohë. /KP/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.