Eko Higjiena

Musliu: Apel për regjistrim të studentëve në Shqipëri

/ 1 minutë lexim
HW

Vizita dyditore në Tiranë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) Jonuz Musliu ka si rezultat apelin për regjistrim të studentëve të Luginës në drejtimet e mbeturat të lira në universitetet publike shqiptare.

Gjatë këtij qëndrimi, Musliu ka zhvilluar takim me Dekanin e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, Prof. Dr. Petrit Bare, me të cilin janë dakorduar që studentët të cilët nuk kanë arrit të regjistrohen në drejtimet e dëshiruara, të regjistrohen në ato drejtime ku ka kuota të lira.

“Në takimin e zhvilluar në Tiranë kërkesa jonë ishte që studentët tanë të regjistrohen në fakultetet përkatëse, ndërsa në bisedime me Dekanin, Prof. Dr. Petrit Bare, morëm premtimin që të regjistrohen edhe studentët që kanë mbet pa u regjistruar, duke i plotësuar kuotat e mbetura të lira”, tha për portalin Titulli.com, Jonuz Musliu, kryetar i KKSH-së.

KKVITI

Sipas Musliut, afati i fundit për paraqitje pranë fakulteteve përkatëse është 14 tetori.

Kryetari i KKSH-së të shtunën është kthyer nga Tirana pas qëndrimit dyditor dhe takime të zhvilluara me zyrtarë shqiptarë. /Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.