United Hospital

Muslija shkëlqen me gol e asist në fitoren e thellë të Hannoverit kundër Nurbergut

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Florent Muslija ka lënë mbresa në Bundesliga 2 të dielën, duke i ndihmuar skuadrës së vet Hannover ta triumfojë 5:2 kundër Nurbergut me një gol dhe një asist.

Përfaqësuesi i Kombëtares së Kosovës Muslija u fut në lojë nga stoli në 25 minutat e fundit për ta shënuar golin e katërt të Hannoverit dhe për ta krijuar të pestin në stadiumin Max-Morlock, raporton Gazeta Express.

Ai shënoi gol në minutën e 72-të, shtatë minuta pasi u fut në lojë dhe pastaj asistoi për Patrick Tëumasi, i cili e vulosi fitoren e Hannoverit në minutën e 86-të.

Ky ishte goli i dytë dhe asisti i parë i sulmuesit kosovar për Hannoverin në 10 paraqitje deri tani në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

Uji Dea

22-vjeçari ka luajtur në 10 prej 17 ndeshjeve të Hannoverit në ligë deri tani këtë sezon, por vetëm tri herë si titullar.

Synimi i Muslijajt – i cili e ka përfaqësuar Kosovën në katër ndeshje që prej debutimit në vitin 2019 – synon të promovohet në Bundesligë, ligën elitare gjermane, me Hannoverin e tij këtë sezon.

Hannoveri renditet në pozitën e gjashtë tani për tani, pasi ka mbledhur 26 pikë dhe është gjashtë pikë larg zonës së promovimit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.