Hidromorava

Muslija do të bëhet me skuadër të re

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

23-vjeçari Florent Muslija mungoi në stërvitjen e Hannoverit të premten gjatë ditës.Gazeta e madhe gjermane “Bild” ka mësuar se reprezentuesi i Kosovës është liruar nga “të kuqtë”, teksa kanë nisur negociatat me një klub tjetër.

“Bild” ka shkruar të premten se sipas burimeve të kësaj gazete, Muslija pritet të transferohet te Paderborni.Ky transferim pritet të zyrtarizohet të dielën.Largimi i Muslijajt pas tre vjet e gjysmë të kaluara te Hannoveri nuk është befasi.

Mobi Casa

Te Hannoveri u transferua në vitin 2018. Në atë kohë, Hannoveri ishte në Bundesligë dhe pagoi 1.4 milionë euro për shërbimet e tij. Por, Muslija nuk i ka përmbushur kërkesat e klubit.Pesë trajnerë kanë mbetur të dëshpëruar me të, Breitenreiter, Doll, Slomka, Kocak dhe Zimmermann, shkruan “Bild”. Trajneri aktual, Christoph Dabroëski 43-vjeçar, duket se nuk llogarit më tek ai.

Muslija te Paderborni do të luftonte për t’u ngjitur në Bundesligë, dhe nuk do të rrezikonte të bie edhe nga Bundesliga 2 me Hannoverin.Paderborni është në vendin e nëntë, me 10-të pikë mbi zonën e rrezikshme. Hannoveri është në pozitën e 15-të, me gjasa reale për të zbritur në rangun e tretë të futbollit gjerman.Kontrata e Muslijajt me Hannoverin përfundon në verë. Hannoveri do të ishte i lumtur nëse ai do të largohej në janar, për shkak se përfiton rreth 50 mijë euro në muaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.