UBT

Musli Zymberi: Organizimi për Lauratët e sportit për vitin 2023 në Gjilan, jo mirë i organizuar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Trajneri i boksit Musli Zymberi, i cili njeherit është kryetar i shoqatës së trajnerëve të boksit të Kosovës dhe ushtrues i përzgjedhjes së boksit Kosovar, për Manifestimin e organizuar ku u shpallën sportistët e vitit për vitin 2023 në Komunën e Gjilanit, ka theksuar se ishte një organizim i zbehtë dhe jo mirë i organizuar.

Musli Zymberi ndër të tjera ka theksuar. “Me shpalljen e sportistëve të vitit nuk kishte asnjë përshkrim apo të mbërriturat e sportistit ose me cilin sport merrej ai apo ajo sportiste, kjo ka shkaktuar huti tek të gjithë të pranishmit. Poashtu, mirënjohjet ishin të njëjta që nga i pari gjerë tek i fundit.

GRANDEMALL

Një gjë e tillë ndodhi edhe me grupmoshat e reja ku boksieri Donat Syla është kampion Ballkanik gjë që kur doli në podium u tha ‘shpresa e vitit’, ndërsa pas tij ishin edhe nëntë shpresa tjera pa u treguar se në cilat degë të sportit ishin, apo çfarë të arritura kishin gjatë vitit 2023.

Në konkurrencën e seniorëve dhe juniorëve është dashur që të dhurohet një mirënjohje e veçantë, ky ishte një tjetër gabim i madh. Në përgjithësi nuk u treguan para të pranishmëve rezultatet e sportistëve të ranguar në dhjetëshen e qytetit – në dy konkurrencat, shumica e të pranishmëve në këtë manifestim u larguan pa e ditur se kush ishin dhe cilat rezultate i arritën më të mirët e qytetit të Gjilanit në vitin 2023”, ka theksuar Musliu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.