UBT

Musli Zymberi boksieri që nuk ju nda boksit tani e 45 vite

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Shumë sportist me të përfunduar karrierën e tyre aktive të sportit, nuk merren më me sport, por për ish-boksierin e KB Partizan e më vonë KB Drita – kjo thënie nuk vlen, pasi Zymberi tani e 45 vite është në arenën e boksit.

Boksieri i kategorisë së lehtë, Musli Zymberi plot 24 vite asnjëherë në asnjë meqë në ring nuk ka munguar, duke dhënë kontributin e tij për ngjyrat e qytetit të Gjilanit. “Isha 16 vjeçar kur për herë të parë vendosa dorëzat e boksit, u dashurova shumë në këto doreza, pa u ndalur në asnjë moment për 24 vite rresht ishim gjeneratë e mire e shokë të mire, ishim të gjithë për një – një për të gjithë, nuk ka pasur xhelozi e kemi dashur me shpirt boksin dhe jam shumë i lumtur dhe krenar që një jetë i’a kushtova boksit”, thekson Musli Zymberi.

Zymberi gjerë në vitet 1990 ishte boksier aktivë, por me largimin e boksierëve nga palestrat nga pushteti i dhunshëm serb e ish-Jugosllavë, Zymberi me tërë qenien i përkushtohet zejës së trajnerit, i cili edhe sot me plot pasion e bën këtë punë fisnike. “Në vitin 1990 gjithçka u uzurpua, ishte një plejadë e mirë e boksierëve, mbetën rrugëve shumë talent dhe nga dëshira që të jap kontributin tim fillova që ti ushtroj këta boksierë. Ishin kohëra të vështira, ne kemi boksuar nëpër kodrina e livadhe, ishte një vullnet i jashtëzakonshëm i boksierëve e popullit shqiptarë, janë ato momente që kurrë nuk harrohen por ishim krenar që po i kundërvishmi pushtet Serb me garat të cilat i zhvillonim në mënyrë ilegale anembanë Kosovës”, kujton Zymberi.

Eco Higjiena

Musli Zymberi tani me shumë krenari por në kushte tejet të vështira, ushtron boksierët e KB Drita. “Ne gjithçka që bëjmë e bëjmë me punë vullnetare, nuk kemi kurrfarë pagese, nuk na ndihmon askush këtë e bëjmë për hir të talenteve e boksierëve të Dritës, ku numërojmë 10 boksierë, në mesin e tyre kemi edhe një boksiere Diellza Halili e cila premton shumë. Ne kemi një ring të improvizuar, por kushtet financiare janë shumë të dobëta dhe është për tu befasuar se askush nuk na ndihmon edhe pse kemi strukturat udhëheqëse në klub, me gjithë përpjekjet e tyre nuk po arrijnë të na zbusin gjendjen, dhe kjo është një pengesë shumë serioze duke ditur se boksi në shtetin e Kosovës është sport numër një dhe të anashkalohet në këtë mënyrë është për çdo kritikë. Unë i kisha lutur të gjithë profesorët e Kulturës Fizike në shkollat e mesme të Gjilanit e ato fillore që t’na kontaktojnë neve si trajner për të mundur ti shohim nga afër këta nxënës ku në mesin e tyre do të zbulonim shumë talent”.

Musli Zymberi tani 61 vjeçar, përpos që është trajner, ai është edhe kryetar i Shoqatës së trajnerëve të boksit të Kosovës dhe anëtar i Bordit të Federatës së Boksit, i cili po jep një kontribut të jashtëzakonshëm. “Qyteti i Gjilanit e qytetet tjera në Kosovë kanë talent të mëdhenj të boksit, kemi trajnera shumë të mirë të cilët për çdo ditë po lënë gjurmë kudo që po paraqiten me boksierët e tyre në arenat ndërkombëtare, por i gjithë problemi është tek mjetet financiare, pasi janë të pa stimuluar e të anashkaluar dhe vetëm vullneti ndaj boksit i mban gjallë”.

Zymberi ka theksuar se nëse dëshirojmë që boksierët tanë të jenë në arenat ndërkombëtare të kemi tituj, ai ka bërë apel të gjitha institucioneve shtetërore e bizneseve lokale e vendore, që të ndihmohet sporti i boksit në Kosovë. Poashtu, ai ka thënë se ne e kemi brumin e talentve por duhet përkrahur për tu ndier shteti i Kosovë krenar, në të kundërtën sporti i boksit mundet të na shkatërrohet. Qyteti i Gjilanit e boksi gjilanas e kosovar, duhet të jenë krenar që në mesin e tyre kanë një njeri që një jetë të tërë po ja falë boksit – për të mirën e boksierëve dhe shtetit të Kosovës./rajonipress/