RCCOLA

Musli Zymberi: Boksieret pa viza, po humbin shanset e jetës

/ 2 minuta lexim

Kryetari i trajnerëve në Federatën e Boksit të Kosovës, Musli Zymberi, ka reaguar pasi dy boksierë nga Kosova në pamundësi që të pajisen me viza, humbën pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror të Boksit për të rinjë, i cili po mbahet në Spanjë. Zymberi, ka pyetur se a duhet të jap dikush përgjegjësi, për shkak se kjo nuk është hera e parë që boksierëve nga Kosova po ju pamundësohet pjesëmarrja në gara ndërkombëtare.

UBT

“Pse nuk udhëtuan dy boksierët e përfaqësueses Kosovës në kampionatin botëror, në konkurrencën e yutha-ve? Kam pritë një reagim nga klubi i boksit “Sport Centar”, posaçërisht nga anëtari i bordit FBOX, z. Halil Kurhasku. Pritjet e mia ishin të kota. Boksieri në 86 kg është Taulant Jakupi (anëtarë i klubit të lartcekur), fitues i medaljes së bronztë në kampionatin Europian. Taulanti e humbi rastin jetësorë, për të marrë pjesë në botëror, ngase është viti i fundit që garon në konkurrencë të yutha-ve. Me Taulantin është dashur të udhëtojë edhe Donat Syla i kb “Drita”, edhe pse ishte përgatitë për këtë garë, më shumë dy muaj. Në ditën e fundit kur këta duhej të nisen për Spanjë, lajmërojnë që nuk janë pajisë me viza. Pyetja ime është: A duhet ndonjëri të jap përgjegjësi? Nuk është hera e parë, që boksierëve u hupen shanset për gara të mëdhaja, njëjtë i pat ndodhë edhe Violant Sylejmanit, për garat Europiane U-22. (Njëherë në jetë njeriu i ka 22 vite). Mendoj se krahas meritave duhet marrë edhe përgjegjësitë. Shpresoj dhe uroj që këto dukuri të mos përsëriten”. Kampionati botëror për të rinjë do të mbahet në Alicane, La Nucia Spanjë nga 13 deri 27 nëntor.