Uji Dea

Mushmolla shëruese, dhuratë nga natyra

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Mushmolla (lat. Mespilus germanica) në popull njihet edhe me emri si dardhë e egër. Mushmolla njihet për efektin e saj shërues, kthehet në përditshmërinë ushqyese për faktin se përmban përbërës të shumtë natyralë. Ndikon kundër inflamacioneve në mbarë organizmin. Me shekuj është përdorur kundër inflamacioneve, shëron pezmatimet në zorrë dhe lukth derisa është laksativ i fortë natyral.

Shkaku i efektit kundër viruseve dhe baktereve ndihmon edhe te zbutja e inflamacioneve në fyt dhe tek organet e frymëmarrjes. Dardha e egër është e pasur me materie dhe përbërës shërues dhe shëndetësore. Përmban karbohidrate, taninë, acide organike, është e pasur me vitamina C dhe ato të grupit B. Është burim për kalium, kalcium dhe hekur e magnez. Mushmolla është ilaç natyral dhe ëmbëlsirë që mund ta përdorni në mënyra të ndryshme. Pektina në këtë pemë ndihmon edhe në eliminimin e kolesterolit, përmirëson punën e zorrëve, parandalon kapsllëkun dhe ndihmon në shërimin e shumë proceseve pezmatuese në organizëm.

LIKERI SHËRUES NGA MUSHMOLLAT

Përbërësit: 500 g mushmolla të pjekura; 2,5 dcl ujë; 250 g sheqer të vrugtë ose 20 g mjaltë; 1 l konjak. Përgatitja: Mushmollat i pastroni, i ndani dhe i vendosni në kavanoz. Vloni ujin dhe sheqerin/mjaltin ua hidhni sipër. Shtoni konjakun dhe përbërësit i përzieni. Kavanozin e mbyllni dhe e lini të qëndrojë për 15 ditë. Pas kësaj kohe e konsumoni.

ÇAJ NGA MUSHMOLLAT E FRESKËTA TË GJELBRA

Mobi Casa

Përbërësit: 1 lugë mushmolla të freskëta 2 dl ujë Përgatitja: Ngrohni ujin derisa të vlojë dhe me të mbuloni mushmollat e imtësuara. E mbuloni dhe e lini për një orë. Përdorimi: Kundër diarersë pini këtë çaj, 2-3 gota në ditë. Te gjakrrjedhja e mishit të dhëmbëve shpëlani gojën disa herë në ditë.

PEKMEZ NGA MUSHMOLLA

Përbërësit: 1200 g mushmolla 1,5 kg sheqer të vrugtë ose 1 kg mjaltë 7,5 dcl ujë Përgatitja: Vloni ujin dhe sheqerin/mjaltin ua shtoni mushmollave të pastruara. Vloni për 50 minuta, duke përzier. Masën e vendosni në kavanoz.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.