Uji Dea

Mushkonjat shqetësuese për qytetarët vitias

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Me fillimin e sezonit të Verës, në Komunën e Vitisë, është rritur numri i insekteve, veçmas i mushkonjave. Në këtë periudhë mushkonjat janë një nga shqetësimet më bezdisëse. Por përveç bezdisjes këto insekte janë të rrezikshme pasi transmetojnë sëmundjet nga kafshët tek njerëzit dhe anasjelltas.

Qytetarët thonë se këtë vit për dallim nga vitet e t’jera ka shumë më shumë mushkonja, e të cilat po u shkaktojnë probleme sidomos pickimit tek fëmijët.

Numri i madh i mushkonjave, sipas qytetarëve, ka përfshirë të gjitha lagjet e qytetit, por dhe fshatrat e kësaj Komune.

Mushkonjat janë bërë problem si për vizitorët e parqeve ashtu edhe për banorët që jetojnë nëpër shtëpi e banesa.

Eco Higjiena

Qytetarët thonë se me gëzim po e presim mbrëmjen që të dalim në terasa, apo dhe oborre për tu freskua, por e kemi të pa mundur të qëndrojmë nga mushkonjat, shqetësimi tjetër është se edhe në ambiente të mbyllura, apo dhoma të fjetjes nuk guxojmë t`i hapim dritaret për të ajrosur ambientin, sepse për pakë minuta dhomat mbushen me mushkonja, dhe pickimi i tyre është i pa durueshëm.

Qytetarët kërkojnë nga Komuna e Vitisë, që të bëhet spërkatja nëpër lagjet e qytetit, por pse jo dhe nëpër fshatra.

Zyrtarët Komunal thonë se shkaktarë për numrin e madh të insekteve janë, reshjet e shumta të shiut.

EVSB kërkon nga autoritetet Komunale, dhe nga Shteti, të bëjnë spërkatjen kundër mushkonjave, duke pasur parasysh faktin se në vitin 2018, tre persona kanë humbur jetën në Athinë, pasi janë pickuar nga Mushkonja e Nilit të Lindjes, kishte me dhjetëra të infektuar dhe dhjetëra të shtruar në Spitale thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/