Fundamenti

Mushkolaj: Përjashtimi i Ajnishahe Halimit, mjerim për Vetëvendosjen

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Pas shkarkimit të Ajnishahe Halimit nga detyra e Koordinatores për Qendrën e Vetëvendosjes në Skënderaj nga Lëvizja Vetëvendosje, me arsyetimin se Halimi ka bërë keqpërdorime financiare gjatë kohës që ajo ka qenë në këtë detyrë, Indeksonline ka marrë prononcim nga analisti dhe publicisti Imer Mushkolaj në lidhje me rastin në fjalë.

Mushkolaj për Indeksonline ka thënë se përjashtimi i një gruaje të guximshme si Ajnishahe Halimi vetëm pse ka shprehur mendimin e saj të lirë, është mjerim për Vetëvendosjen, duke i kujtuar Vetëvendosjes se pikërisht ky subjekt politik shquhet dhe mburret për promovim të fjalës së lirë.

“Ta përjashtosh nga partia nji grua të guximshme si Ajnishahe Halimi vetëm pse ka shprehur mendimin e saj të lirë është më shumë se mjerim, është poshtërsi. Me veprimin ndaj znj. Halimi, Lëvizja Vetëvendosje po tregon se, pavarësisht që mburret se e shquan debati, nuk është imune as ndaj shprehjes së mendimit ndryshe nga anëtarësia e vet.”, ka vlerësuar Imer Mushkolaj.

United Hospital

Sipas Mushkolajt, Halimi ka vepruar në një mjedis të vështirë politik, dhe se ajo si grua dhe aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje është bërë simbol i gruas që kundërshton pushtetin.

“Znj. Halimi ka vepruar politikisht si aktiviste e VV-së në një mjedis mjaft të vështirë për të dhe subjektin që i ka takuar, ka vepruar në aso rrethanash, në të cilat kushdo tjetër do ta kishte të vështirë, madje të pamundur që të veprojë politikisht, duke u bërë simbol i gruas që lufton me një pushtet”, ka thënë Mushkolaj.
Analisti politik, Imer Mushkolaj, shton se Vetëvendosje ka bërë veprimin më të pamatur gjer tani duke e shkarkuar zonjën Halimi nga strukturat e subjektit, dhe se Vetëvendosjen gjithnjë e më shumë po e shquan diktati dhe jo debati.

“Me përjashtimin e saj nga radhët e veta, VV ka bërë veprimin më të pamatur të mundshëm dhe njëkohësisht ka bërë të qartë se diktati, e jo debati e shquan atë. Unë e kuptoj disciplinimin partiak, që është gjithsesi i nevojshëm për funksionimin e subjekteve politike, por aboslutisht nuk i kuptoj veprimet e tilla që ngulfasin mendimin e lirë, qoftë edhe kritik për partinë dhe ndëshkojnë të gjitha ata që guxojnë të kundërshtojnë diktatin”, ka thënë Mushkolaj për Indeksonline.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.