GRANDEMALL

Mushkolaj: Opsioni i ndarjes së Kosovës është në tavolinë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se opsioni për ndarjen e Kosovës nuk është një projekt i ri.

Mushkolaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se opsioni i ndarjes është më i theksuar edhe për shkak të fazës finale të bisedimeve në Bruksel.

“Ndarja është provokuar vazhdimisht, nuk është se hera e parë po flitet për ndarje. Opsioni i ndarjes tash është më i shprehur edhe për shkak të fazës finale të dialogut”.

Analisti ka thënë se “është përfolur se Thaçi me Vuçiqin ndarjen e kanë diskutuar edhe në takime të ndryshme jashtë vendit, pavarësisht se këta dy publikisht e kanë mohuar një gjë të tillë”.

Fundamenti

Mushkolaj thotë se është ende e panjohur për ne si publik se si e shohin shtetet perëndimore opsionin e ndarjes së Kosovës.

“Nuk është problemi nëse Thaçi e dëshiron ndarjen, por problemi është më i gjerë se ajo që na ofrohet neve si publik. Si e sheh Perëndimi këtë ndarje, dhe impakti që mund të ketë ndarja në shtetet e tjera të rajonit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai ndarjen e sheh si një opsion të mundshëm në tavolinë, si një mjet për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ndarja është duke u diskutuar dhe është diskutuar edhe në të kaluarën, dhe pavarësisht qëndrimeve publike të shteteve të fuqishme se janë kundër ndarjes, nuk e përjashtoj mundësinë që opsioni i ndarjes është në tavolinë, pavarësisht nëse i konvenon presidentit Thaçi apo kryeministrit Haradinaj”, deklaroi Mushkolaj, duke shtuar se çështja duhet parë në një kontekst më të gjerë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.