UBT

Mushkolaj: Iniciativa e Qeverisë për mediat online bie ndesh me kriteret e Këshillit të Evropës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Imer Mushkolaj nga Këshilli i Pavarur i Mediave të Shkruara të Kosovës e ka kritikuar iniciativën e re të Qeverisë sipas tij për “kontrollimin e mediave online”.

Ai në “Debat Plus”, tha se kjo iniciativë e Qeverisë së Kurtit është një kopje e shëmtuar e iniciativës së para tre vjetëve të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

ARKATANA

Mushkolaj po ashtu tha se iniciativa e Qeverisë bie ndesh me kriteret e Këshillit të Evropës.

“Ky është një kopjim i dështum i iniciativës së Ramës që ka dështu. Para tre vjetësh 2019, në të ashtuquajturën paketë antishpifje, është aprovu disa ditë para vitit të ri… Është iniciativë e ngjashme, e dimë çfarë reagime ka pasur. Është iniciativë që bie ndesh me KiE. Në rastin e OSBE ka qenë e qartë sa i përket licencimit të mediave online”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.