KKVITI

Musa Selimi, trajner i ri i Dritës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Drejtuesit e skuadrës së Dritës kanë gjetur pasardhësin e Arbnor Morinës, me të cilin u ndanë muajin e kaluar.

Trajner i ri i skuadrës gjilanase është emëruar Musa Selimi, i cili edhe në të kaluarën kishte drejtuar ekipin bardh e kaltër.

UBT

“Trajner i ri i skuadrës është emëruar Musa Selimi. Ai do ta drejtoj ekipin në sezonin e ri. Ai njeh mentalitetin e ekipit dhe besoj se do të ketë sukses me Dritën”, ka thënë për Express, kryetari i klubit nga Gjilani, Ismajl Rashiti.

Selimi, i cili së fundi ishte trajner i Ferronikelit, stërvitjen e parë me skuadrën e re e ka planifikuar ta zhvilloj të premten.