Fundamenti

Musa Ramadani sot mbush 70 vite

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Musa Ramadani emër i shquar i letërsisë, sot me 21 Maj 2013 ka ditëlindjen e 70 -të dhe përvjetorin e 50 -të të krijimtarisë letrare.

Ars Clubi “BEQIR MUSLIU” si dhe revista letrare – kulturore AGMIA i urojnë shëndet, jetë të gjatë dhe, presin nga Ai, vepra të reja…

Me këtë rast e përgëzoj dhe me këtë poezi, shkëputur nga libri im ZJARRMI E KTHJELLTË, e cila i kushtohet Musa Ramadanit dhe një momenti që ma pat rrëfyer para pesë vitesh në Prishtinë, te bufeja para Teatrit Kombëtar shkruan miku i tij Sabit Rrustemi.

IMAZHET E VJEDHURA

I
Iku dita me imazhet e vjedhura
Në duart e një hajni

Shkrimtari mbeti pa tekst
Rrugës kah zbriste tek sheshi
Pa imazhe e idole që i ruante
Mbeti

Hajnin sa hap e mbyll sytë
E lëshoi toka pa britmë

Në ç’kantë bërllogu
A çufrrajë parku përfundoi
Ai imazh varri i Sadek Hedajatit

Po fotografitë me gjurmët e Kafkës
Shënimet ai filgjan i kafës
Vendet nga ka ecur
Idhulli ku është ndalur

Apo e dashura e tij
E ngrirë në një stacion treni
Ku do ketë tretur

Rrudhë supet kalimtari
Që ngjeshë nën sholla
Mijëra fije bari

II
E – express-ot me radhë
Në kafenenë para teatrit
Nuk e kthjellojnë

ARKATANA

Vetëm brengat
Së brendshmi e mjelin
Cigaret e bëjnë shpuzë
Në taketuke

Policët sa nuk qeshën në zë
Kur i a morën deklaratën

Si dëshmi identiteti
Vërtetim t’ përkohshëm i lëshuan
Nisjen e hetimeve premtuan

Po kjo s’e ngushëlloi
Mësa nata që iu kthye
Krejt e zbrazur
Me mungesë të dashurish
E skica vargjesh

Çdo t’i thoshte nesër Sadek Hedajati
Si do t’ia dëshmonte përkushtimin
Po Kafkës

Ah
Ai as që do ta dëgjojë
Mësa të dashurën

Mbylli sytë
Për t’i kërkuar përmes ëndrrës

Një zhurmë nate
E la dhe pa ëndrra

Mëngjesi
E nxorri në të njëjtën rrugë
Për ditë me radhë

Po hajni vodhi dhe gjurmët
As përmes ndonjë pusulle
Nuk e ngushëlloi

( 22 Korrikut 2009)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.