Musa Musliu që nga viti 2007 kërkon drejtësi, Gjykata e Apelit zvarritë lëndën e tij

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Musa Musliu nga Gjilani që nga viti 2007 bredhë poshtë e lartë nëpër korridoret e Gjykatave për të kërkuar drejtësi. Edhe pse Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur në favor të tij, pengesë kryesore vazhdon të mbetet Gjykata e Apelit, e cila lëndën e ka kthyer në rivendosje.

Musa Musliu qytetar nga Gjilani dukej i lodhur dhe i dërmuar nga vuajtja që i shkakton çdo ditë sistemi i kalbur i drejtësisë. Edhe pse ka bërë një padi nga viti 2007 dhe rastin e ka fituar në Gjykatën Themelore të Gjilanit, lënda e tij vazhdon të zvarritet sipas qejfit të gjykatësve të Apelit të cilët e kanë kthyer lëndën në rivendosje.

Në fakt Musa Musliu e ka paditur Komunën e Gjilanit qysh në vitin 2007 me kërkesën për kompensimin e dëmit, ndërsa Gjykata Themelore e Gjilanit në vitin 2014 e ka aprovuar kërkesëpadinë e Musliut ndaj Komunës së Gjilanit.

Hidromorava

Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë në vitin 2020 e ka prishur aktgjykimin e kësaj gjykate dhe lëndën e kthen në rivendosje.

Në aktgjykimin e gjykatëses Mirvete Alidema thuhet: Miratohet në tërësi kërkesëpadia e paditësit Musa Musliu nga Gjilani dhe detyrohet e paditura Komuna e Gjilanit t`ia kompensojë dëmin material në emër të investimeve të kryera për renovimin – rregullimin e hapësirës së korridorit të shkollës dhe rregullimin e lokalit afarist për kafe – byfe në shkollën e mesme Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan, të llogaritur në lartësi prej 8.458.90 eurove me kamatë vjetore që do të llogaritet prej 3.5%.

Por ky aktgjykim nuk e realizon dot dëshirën e Musa Musliut i cili me shëndet të ligë dhe me qindra letra e vendime në duar kërkon nga Gjykata e Apelit, që mos ta torturojë atë dhe rastin ta mbyll sa më shpejt që është e mundur./rajonipress/