UBT

Murtezaj: LDK-ja, konstruktive si çdoherë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Temat e mëdha, që pritet të trajtohen në ditët e ardhshme, do ta kenë gjithmonë kontributin konstruktiv të Lidhjes Demokratike të Kosovës si çdoherë. “Kjo nuk është e lehtë, por është e duhura në këto momente jo të lehta për Kosovën”, ka thënë Valon Murtezaj gjatë intervistës.

Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e vetme, e cila po kujdeset për shtetësinë e Kosovës. Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj. Më tutje Murtezaj i ka quajtur joetike deklaratat e disa zyrtarëve të PDK-së, se nuk ka vendimmarrje në Qeveri.

Sipas ish-zëvendësshefit të stafit të kryeministrit Mustafa, temat e mëdha që pritet të trajtohen në ditët e ardhshme do ta kenë gjithmonë kontributin konstruktiv të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

FIDANISHTJA

“Kjo nuk është e lehtë, por është e duhura në këto momente jo të lehta për Kosovën. Prandaj duhet një mobilizim i të gjithëve, i partive, i qytetarëve, i liderëve, i shoqërisë civile për të kontribuuar që jeta cilësore e qytetarëve të jetë objektiva madhore”, ka thënë Murtezaj gjatë intervistës.

Ndërkohë, ai ka thënë se Projektligji për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi do të aprovohet në mbledhjen e Qeverisë dhe pastaj do të procedohet sipas rregullave në Kuvend për miratim.

“Me miratimin e ligjit në Kuvend hapet rruga për lëvizjen e lirë pa viza. Ky është kriteri i vetëm i mbetur. Kosova ka nevojë për t’i bërë ndërkombëtarisht të njohur kufijtë e saj”, ka shtuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.