Mobi Casa

Murtezaj: Kosova ka plotësuar të gjitha detyrat për liberalizim të vizave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, gjatë pjesëmarrjes në forumin e lartë evropian në Vjenë, para të pranishmëve ka folur për rrugën e Kosovës dhe të arriturat e saj drejt integrimeve evropiane.

Në Seminarin e zgjeruar të ministrave të Punëve të Jashtme dhe të liderëve të opozitës, organizuar nga Partia Popullore Evropiane (EPP), Murtezaj ka theksuar përkushtimin e Kosovës për të plotësuar standardet evropiane.

Murtezaj është takuar dhe ka biseduar me shumë personalitete politike evropiane.

Duke folur për tema të rëndësishme që e preokupojnë Evropën dhe Ballkanin Perëndimor, Murtezaj ka theksuar se Kosova ka plotësuar detyrat e saj që lidhen me procesin e liberalizimit të vizave.

Uji Dea

“Qytetarët e Kosovës meritojnë të udhëtojnë lirshëm dhe pa burokraci në kontinentin e tyre”, ka thënë Murtezaj, transmeton zeri.info.

Po ashtu, zëvendësministri i Jashtëm, Valon Murtezaj, ka kërkuar që të vazhdohet përkrahja për Kosovën në procesin e njohjeve të pavarësisë, në radhë të parë te shtetet anëtare të BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit i dhanë përkrahje të plotë Qeverisë së Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa, duke vlerësuar lidershipin e treguar për përpjekjet në reformat e gjithmbarshme në Kosovë.

Partia Popullore Evropiane (EPP) është familje politike e qendrës së djathtë, më e madhja në Parlamentin Evropian që nga fundi i viteve ‘90, e cila përfshinë në gjirin e saj parti të mëdha siç është Unioni Kristian Demokratik i Gjermanisë (CDU), etj. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.