Mobi Casa

Murtezaj: ATK-ja lidere në rajon, punësimi joformal mbetet problematikë

/ 5 minuta lexim

Nga viti 2021 më shumë se 5 mijë punëtorë janë formalizuar si të rregullt, ndërsa numri i atyre pa kontrata vazhdon të jetë i lartë. Vitin e kaluar, ATK-ja ka identifikuar 4 mijë punëtorë, raporton Ekonomia Online.Ndërsa ndërtimtaria po konsiderohet si sektori më problematik që i punëson pa kontrata. E nga Inspektorati i Punës, sfidë e shohin numrin e vogël të inspektorëve, pasi aktualisht janë vetëm

33.Këto u bën të ditur në diskutimin e organizuar nga Administrata Tatimore të Kosovës me Iniciativën Kosovare për Stabilitet – IKS me temën “formalizimi i punësimit”, Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj tha se institucioni që ai e drejton është lidere në Ballkani Perëndimor sa i përket rritjes së të hyrave tatimore.Ai tha se vetëm vitin e kaluar, kanë identifikuar më shumë se 4 mijë punëtorë që punojnë pa kontrata.

“ATK-ja si institucion është një prej institucione që çdo ditë po tregon që është lidere prej institucioneve edhe në rajon. Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar e ka pasqyruar se ATK është lidere në Ballkani Perëndimor në rritjen e të hyrave tatimore në vitet 2020-2022. Këto të hyra i atribuohen rritjes së formalizmit dhe pjesa tjetër ka të bëjë me rritjen ekonomike. Për punësimin joformal, ne kemi përgatitë planin e veprimit ose projekte të veçanta për trajtimin e këtij fenomeni”, tha ai.

“Nga fundi i vitit 2021 ka filluar ky projekt dhe vazhdon edhe sot, dhe si rezultat i saj vetëm periudhën e zbatimit të këtij projekti diku mbi 5 mijë e 200 punëtorë të formalizuar. Vetëm vitin e kaluar i kemi mbi 4 mije e 130 punëtorë të identifikuar nga ATK si punëtor pa kontrata. Nëse e shohim trendin e numrit të punësuarve që raportojnë në ATK shihet se diku nëpër vite kemi mesataren rreth 20 mijë punëtorë që janë të raportuar në ATK. Kjo tregon që jemi në një trend të mirë”, tha ai.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se bizneset viteve të fundit janë vetëdijesuar dhe se nuk pranojnë punëtorë pa kontrata.“Ne kemi arritur që të organizojmë kampanja, vizita që ta ngrisim çështjen e formalizmit të punëtorëve. Kemi një avancim shumë të madhe, jemi duke shkuar kah përmirësimi me një hap shumë më të madh. Ne po ballafaqohemi me punëtorët e kualifikuar. Biznesi ka ngritë atë vetëdije që nuk merr punëtorë pa kontratë. Biznesi e ka kuptuar që duke mos deklaruar punëtorët nuk mund të aplikoj në grande. Duke pas parasysh gjitha këto elemente e kanë sjellë punëdhënësin që mos të pranoj punëtorin pa kontrata. Por ne nuk duhet që të ndalemi me këtë, duhet të ketë kampanje me të mëdha”, tha ai.

Hidromorava

Nermin Mahmuti, drejtore Fondi për Zhvillim Komunitar, vuri në pah ndërtimtarinë si sektorin më problematikë sa i përket punëtorëve pa kontrata. Tha se nga ky sektor ka edhe humbje të jetës në vendin e punës dhe se përgjegjësia këtë rast është minimale.

“Dua të theksoj që ATK ka qenë gjithmonë në nivel profesional dhe na ka ndihmuar shpesh. Në vitin 2020 CDF ka filluar një aksion të rëndësishëm, me ndihme e ambasadave dhe organizatave të gjitha aktivitet që kanë të bëjnë me fushatat që kanë të bëjën me sensibilizimin për punëtorët, të gjitha këto aktivitete janë bërë një punë e jashtëzakonshme. Sa i përket formalizmit jashtë kësaj që bëjmë, CDF ka ndihmuar shumë në formalizmin e bizneseve. Ajo çka fatkeqësisht shohim, është që punëtorët janë më të rrezikuar sidomos ata në sektorin e ndërtimtarisë, ku kemi humbje jete, lëndime serioze dhe në fund as kush nuk merr përgjegjësi, dhe për këtë fajin e kanë të gjithë”, tha ajo.

E kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi, tregoi për numrin e inspektimeve që i kanë bërë gjatë këtij viti. Si mbikëqyrës i ligjit, Nikçi tha se kanë arritur ta shtojnë numrin e inspektimeve nëpër terren.“Inspektorati i Punës i cili mbikëqyrë punën bënë mbikëqyrjen e këtij ligji. IP si mekanizma që ka krijuar mbi mbikëqyrjen e ligjit të punës ka rritur inspektimet që nga viti i kaluar. Ne janar të viti 2022 janë inspektuar 292 inspektime.

Ndërsa në janar të këtij viti 2023 ka inspektuar 343 inspektime. IP ka për qëllim edhe rritjen e inspektoreve, aktualisht 33 inspektorë që i kemi është shumë vështirë që të arrijmë cakun. IP që nga viti i kaluar është duke punuar në kthimin e besimit të qytetarëve në IP, kjo pasi IP si kurrë më parë është duke punuar që të jetë i hapur me të gjithë akterët që lidhen me punën e deklaruara”, tha Nikçi.