Hidromorava

Mursel Murseli, autori e krijuesi që shkruan për të thënë pak – saktë dhe me mend

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Krijuesi Mursel Murseli është autor i tre librave që kanë vlera dhe i referohen zhvillimeve shoqërore, duke treguar se është një përkujtues i trashëgimisë së pasur, që posedon populli shqiptar. Ai nuk shkruan për famë, por shkruan për të thënë pak e saktë.

Mursel Murseli është shumë i kujdesshëm në çdo paraqitje të tij, qoftë ajo edhe në rrjetet sociale.

Nuk është krijues që vrapon, as pas famës, e as për të treguar çdo ditë talentin e tij në medie, shkruan pak, por për të thënë shumë dhe mbi të gjitha për ta respektuar e nderuar traditën shqiptare, trashëgimin e pasur, dhe kulturën në shumë kënde e breza.

Pra, Mursel Murseli punon në heshtje, shprehet në heshtje, jeton e vepron në heshtje dhe nuk ngurron të thotë hapur, kur e kërkon nevoja e reagimi prej intelektuali.

Edhe pse jeton në mërgim ky autor kujdeset që gjuha të shkruhet pastër, me fjalë të zgjedhura dhe jo me kureshtje bombastike. “Nxitimi”, i vetëm i tij është respekti për gjuhën, respekti për miqtë e tij krijues, me të cilët bashkëvepron në të mirë të kulturës e krijimtarisë.

“Nuk kam shkruar për famë, por për kujtim. Jo për të folur shumë, por për të thënë pak – saktë dhe me mend” ky është konstatimi i këtij autori, i tre veprave të botuara dhe një tjetër në ardhje e sipër.

KKVITI

Pak fjalë për veprat e Mursel Murselit

“Gjurmë mbi Gjurmë” (2016):
Libri im i parë, i mbushur me urti të vjetra, kujtime të përjetuara dhe mendime që më kanë udhëhequr në jetë. Në përpjekje për të mos humbur gjurmët e brezave të mëparshëm.

“Margaritarë nga Thesari i Urtisë Botërore“ (2018):
Një pasuri fjalësh nga mendimi botëror dhe vendor (shqiptar), të përzgjedhura për lexuesin shqiptar me ndjenjë dhe përkushtim. Fjalë që i flasin çdo kohe.

“777 Thënie dhe Fjalë të Urta“ (2022):
Një udhërrëfyes i thjeshtë, me thënie të vlefshme për jetën e përditshme. Numri 777 nuk është i rastësishëm – një simbolikë e dritës dhe e përmasës shpirtërore.

Ndërkohë, së shpejti do të dalë nga shtypi edhe libri i katërt, më i ndjeshmi dhe më i veçanti për këtë autor, një vepër që ua ka kushtuar dy nipave të tij, të lindur në vitin 2024. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.