Fundamenti

Murphy: Politikanët t’i lënë anash motivet personale

/ 2 minuta lexim

Të gjitha problemet mund të zgjidhen nëse njerëzit i lënë anash agjendat e tyre politike dhe angazhohen për të mirën e vendit, ka thënë senatori amerikan Christopher Murphy.

Ai është shprehur se sa më gjatë që vazhdon kjo periudhë e pasigurisë, aq më vështirë do të jetë për miqtë e Kosovës që të jenë miq të vërtetë.

UBT

Në vizitën që ia bëri redaksisë së “Kohës Ditore”, anëtari i Komitetit për marrëdhënie të jashtme të Senatit të SHBA-së ka porositur se Kosova si një demokraci shumë e re nuk ka kohë që të shpenzojë muaj e muaj duke argumentuar rreth politikës së brendshme, kur ka shumë çështje të jashtme, të cilat duhet të zgjidhen.

Murphy, që gjatë vizitës në Kosovë takoi vetëm presidenten Atifete Jahjaga, ka thënë se nuk i ka takuar personalisht liderët e partive politike pasi konsideron se ndërtimi i koalicionit qeverisës duhet të jetë një proces organik dhe të udhëhiqet nga vetë liderët politikë. Ai ka shprehur besimin se pikërisht nën udhëheqjen e Jahjagës do të formohet koalicioni./KOHA.net