Hidromorava

Murphy flet për koalicion të ri, thotë se liderët duhet të bëjnë sakrifica personale

/ 1 minutë lexim

Senatori amerikan, Christopher S. Murphy ka thënë partitë politike në vend duhet të gjejnë një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike, madje edhe nëse ajo zgjidhje nënkupton sakrifica personale për të mirën e vendit.

Këto deklarata senatori amerikan, Christopher S. Murphy i ka dhënë gjatë një fjalimi në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK), njofton Zëri

Murphy më tej ka thënë se nuk ka ndonjë preferencë se cilat subjekte do të duhej ta formojnë Qeverinë.

Uji Dea

“Shpresojmë që partitë politike shpejt do të arrijnë të formojnë një koalicion që involvon sakrifica personale për të mirën e vendit. Kjo është në të vërtetë demokracia. Shpresojmë se së shpejti miqtë e Kosovës do të jen në gjendje që të vizitojnë Kosovën dhe të takohen jo vetëm me presidenten, por edhe me Qeverinë e re”, ka deklaruar Murphy.

Murphy i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendet e rajonit të Ballkanit është edhe Kryesues i Nënkomitetit për Çështje Evropiane të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë.