FIDANISHTJA

Muriqi vendos të largohet nga Lazio, takohet me drejtuesit e Fenerbahçes

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Aventurës së Vedat Muriqit në Lazio duket se po i vjen gjithnjë e më shumë fundi

Sulmuesi kosovar duket se ka vendosur vetë të largohet nga skuadra italiane pas një sezoni tepër të dobët në Serie A, ku ka shënuar vetëm dy gola – një në ligë dhe një në kupë. Ai nuk ka arritur të lë gjurmë në këtë skuadër edhe pse gjatë gjithë vitit e kanë përcjell lëndime por edhe infektimi me Covid-19.

Sipas mediumit AAG Sports, që është shumë i afërt me Fenerbahçe, Vedat Muriqi tashmë vendimin e tij ia ka konfirmuar edhe drejtuesve të Lazios.

FIDANISHTJA

“AAG Sports njofton se Vedat Muriqi ua ka komunikuar drejtuesve të Lazios vendimin se dëshiron të luajë në Fenerbahçe sezonin e ardhshëm. Ndër të tjera, vetë lojtari e ka pasur një takim me presidentin Ali Koç dhe me trajnerin e parë të skuadrës turke, Emre Belözoğlu”, shkruan ndër të tjera këtë, transmeton GazetaExpress.

Sipas të njëjtës media, Fenerbahçe po synon që ta huazojë sulmuesin kosovarë ose ta riblejë derisa nuk përjashtohet mundësia e një shkëmbimi të tij me Ozan Tufan. Kujtojmë që për të ka shprehur edhe Besiktas, rivali i përbetuar i Fenerbahçes. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.