UBT

Muriqi thyen heshtjen për të ardhmen, pas interesimit të Tottenhamit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka bërë të ditur se ai është i gatshëm të qëndrojë në Fenerbahce deri në fund të kontratës së tij, përkundër interesimit nga disa klube evropiane, përfshirë këtu Tottenhamin.

Vedat Muriqi e ka shijuar një sezon mbresëlënës me gjigantin e Superligës turke. Ai jo vetëm që ka kontribuar me 15 gola, por e ka ndihmuar skuadrën e tij edhe me gjashtë asiste dhe me paraqitjet e tij të mira në përgjithësi, transmeton Gazeta Express.

Shkaku i këtyre paraqitjeve të mira të kosovarit, shumë klube evropiane janë interesuar për transferimin e tij gjatë verës.

Tottenhami është cilësuar si klubi favorit për transferimin e Muriqit, përderisa mediumet turke kanë raportuar se edhe vetë 26-vjeçari dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Jose Mourinhos.

Mobi Casa

Megjithatë, në një intervistë të fundit, ai ka thënë se e ardhmja e tij mbetet në duart e Fenerbahces.

“Jam në klubin më të madh të Turqisë, s’mund të flas për afate kalimtare. Unë kam kontratë trevjeçare këtu dhe gjithçka varet nga klubi. Fenerbahce do ta marrë vendimin”, ka thënë Muriqi për Fanatik.

“Së pari vjen kërkesa e klubit. Unë do ta jap më të mirën nga vetja deri në fund të kontratës time”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.