Eko Higjiena

Muriqi shkëlqen me “hat-trick”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sulmuesi kosovar ka shkëlqyer në miqësoren e ekipit të parë të Lazios me skuadrën e të rinjve “Primavera”. Lazio shpreson ta shohë Muriqin e vërtetë edhe në ndeshje zyrtare, ku i mungon goli.

Vedat Muriqi nuk e ka gjetur ende golin në një ndeshje zyrtare me Lazion, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi kosovar po has në vështirësi të ambientimit në futbollin italian dhe kjo ka bërë që të nisin kritikat në adresë të tij.

Mirëpo, prizrenasi dhe “shenja jete” në miqësoren e sotme ndaj ekipit të të rinjve të Lazios, që njihen si “Primavera”.

Në fakt, 26 vjeçari i ka realizuar tre gola, që të tre me këmbën e djathtë (ai është majtak), në fitoren 6:4 të ekipit të parë të “Biancocelesti”.

Uji Dea

Nëse kjo do të jetë një shenjë për trajnerin Simone Inzaghi, mbetet të shihet në ndeshjet e ardhshme.

Muriqi është në kërkim të golit të parë dhe të zhbllokimit edhe në Serie A.

Ai kishte shkuar në kryeqytetin italian si transfer i madh nga Fenerbahçe, por deri tash nuk i ka treguar vlerat e tij.

Fillimisht e kishte pësuar një lëndim, më pas u prek nga koronavirusi, e në ndeshjet që iu dha rasti, nuk mundi ta tregonte veten.

Edhe pse për të ka shprehur interesim Galatasaray, i cili e do qysh në janar, sipas të gjitha gjasave Muriqi do të vazhdojë të qëndrojë në Lazio së paku deri në fund të sezonit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.