Mobi Casa

Muriqi shënon dhe asiston në rikthimin e tij të plotë nga lëndimi, Feneri kalon tutje në Kupë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Vedat Muriqi është rikthyer titullar për Fenerbahçen në mënyrën më mbresëlënëse të mundshme, duke i ndihmuar të kalojë në 1/8 e finales së Kupës së Turqisë me një gol dhe një asist në triumfin 4:0 kundër Istanbulspor AS, duke e lënë plotësisht prapa lëndimin që ia humbi dy ndeshje të rëndësishme me Kosovën dhe një me Fenerin gjatë muajit nëntor.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës asistoi te goli i dytë dhe e shënoi golin e tretë në fitoren e lehtë ndaj klubit nga TFF 1. League, niveli i dytë i futbollit turk, në rrethin e pestë të Kupës së Turqisë të martën në Stamboll, raporton Gazeta Express.

Ylli nga Prizreni – i cili u rikthye nga lëndimi në fundjavë duke lënë gjurmë pasi në më pak se 30 minuta si zëvendësues dhuroi një asist në barazimin e Fenerbahçes 2:2 kundër Goztepe në Superligën turke – luajti 72 minuta në Ulker Stadyumu pa praninë e tifozëve.

25-vjeçari asistoi te goli i dytë i vendasve, i shënuar nga Ferdi Kadioglu në minutën e 16-të, duke e vjedhur një top të mbrojtjen mysafire.

Mobi Casa

Muriqi më pas shënoi në minutën e 72-të, duke goditur me këmbën e tij më pak të preferuar, të djathtën, atë që ishte goli i parë në kupë këtë sezon.

Ky ishte goli i tetë dhe asisti i tretë i Muriqit në 13 ndeshje në të gjitha garat deri tani për Fenerin.

Ai duket se e ka lënë plotësisht mbrapa lëndimin fatkeq të nëntorit dhe është plotësisht i riaftësuar për të luajtur titullar për klubin turk.

Si pasojë e këtij lëndimi, Muriqi nuk qe në gjendje ta ndihmojë Kosovën në asnjërën prej dy humbjeve në dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 kundër Republikës së Çekisë dhe Anglisë kah mesi i këtij muaji. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.