Uji Dea

“Muriqi s’bën për Lazion, Fiorentina ekipi ideal për të”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Vedat Muriqi u transferua në verë te Lazio, por deri më tani ai nuk ka arritur të shënojë asnjë gol dhe nuk ka treguar asgjë nga ajo që pamë vitin e shkuar te turqit e Fenerbahçes.

Së fundmi ai që flet në lidhje me këtë transferim është agjenti i njohur, Danilo Caravello. Si dikush që e njeh shumë mirë futbollin italian, Caravello ka një këshillë për Muriqin.

Ai shprehet se Muriqi nuk është sulmuesi që i duhet Lazios dhe vendi i duhur për të do të ishte Fiorentina.

UBT

“Nuk kemi pasur mundësi ta shohim shumë, por nuk mendoj se është sulmues për lojën e Lazios. Jo se nuk është i mirë, por ndoshta ishte nevoja për një sulmues me cilësi më të ndryshme, duke pasur parasysh lojën e Lazios. Muriqi është lojtar që pret topin në zonë nga krosetë, por kjo nuk është ajo që bën Lazio. Muriqi mund të jetë ideal për Fiorentinën. Ai është ajo që i mungon violave për të finalizuar punën e Castrovillit dhe Ribery. Ai është qendërsulmues, ndërsa Lazio ka nevojë për diçka tjetër”, u shpreh Danilo Caravello.

https://www.albinfo.ch/muriqi-sben-per-lazion-fiorentina-ekipi-ideal-per-te/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.