UBT

Muriqi pushoi krejt javën dhe u kthye në stërvitje, i gatshëm për Real Madridin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Vedat Muriqi që nuk stërviti gjatë gjithë javës, sot është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës së Mallorcas. Sulmuesit iu dha pushim pasi u vlerësua si i lodhur pas ndeshjes ndaj Celta Vigos më 6 mars.

Pushimi iu dha në mënyrë që të rikuperohej fizikisht dhe psikologjikisht për të mbërritur i freskët për përballjen e së hënës ndaj Real Madridit, transmeton Gazeta Express.

Gjatë pushimit, reprezentuesi i Kosovës iu nënshtrua edhe një trajtimi të rikuperimi për të mos lejuar që të pësonte një dëmtim muskulor që do të ishte fatale për skuadrën spanjolle në këtë moment, pasi Mallorca është plotësisht e varur nga 27-vjeçari në sulm, i cili ka shënuar dy gola që kur u transferua te kjo skuadër në janar.

ARKATANA

Sipas mediave spanjolle, Mallorca është përgatitur plotësisht për ndeshjen e së hënës me synimin për ta përsëritur rezultatin e dy viteve më parë, kur mposhti Real Madridin në “Son Moix”.

Nëse nuk ka lëndime të papritura, Mallorca të hënën mund të fillojë me këtë formacion: Sergio Rico, Maffeo, Valjent, Raillo, Jaume Costa, Baba, Antonio Sanchez, Dani Rodriguez, Kubo, Angel dhe Muriqi. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.