UBT

Muriqi premton paraqitje solide dhe gola

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sulmuesi kosovar zotohet se do të mundohet ta ndihmojë Fenerbahçen në arritjen e objektivave këtë sezon. Prizrenasi premton paraqitje të mira dhe gola, në pjesën e mbetur të sezonit.

Vedat Muriqi mezi po e pret vazhdimin e sezonit në Superligën turke, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi kosovar shkëlqeu këtë sezon deri tash me Fenerbahçen, edhe pse në xhirot e fundit pati rënie të formës dhe mungesë të shënimit të golave.

Tash, 26 vjeçari premton se do ta japë maksimumin, në mënyrë që ta ndihmojë ekipin nga Stambolli që t’i arrijë objektivat e tij, me paraqitje solide dhe me gola të shënuar.

“Në pjesën e mbetur të sezonit do ta shihni një Muriqi më të mirë. Me golat e mi synojmë ta fitojmë Kupën dhe ta përmbyllim kampionatin sa më mirë”, ka thënë përfaqësuesi kosovar për portalin turk “sporx.com”.

Hidromorava

Në 28 ndeshje të zhvilluara deri tash këtë sezon, Muriqi i ka realizuar 15 gola dhe i ka dhuruar 4 asistime.

Ai pëlqehet nga klube të shumta angleze si Tottenham, Manchester United, Newcastle United, Leicester City, Leeds United, West Bromwich Albion, Burnley e Brighton.

Kurse, në Itali atë e pëlqejnë Lazio dhe Napoli.

Fenerbahçe e vlerëson ish-futbollistin e Rizesporit 20 milionë euro. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.