FIDANISHTJA

Muriqi, prej lojtarëve më të rëndë dhe më të gjatë në Serie A

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Sulmuesi kosovar renditet i pesti në këtë klasifikim special, peshon 92 kilogramë dhe është i gjatë 194 centimetra.

Vedat Muriqit nuk po ia do shumë në aspektin sportiv këtë sezon në futbollin italian.

Por, sulmuesi kosovar të paktën shquhet për diçka në Serie A.

Në fakt, prizrenasi është njëri prej futbollistëve më të rëndë në kampionatin italian.

27 vjeçari renditet në pozitën e pestë sa i përket peshës së tij, shkruan Gazeta Express.

Ai peshon 92 kilogramë dhe është i gjatë 194 centimetra.

Fundamenti

Kurse, në vendin e katërt gjendet mbrojtësi i Bolognas, Adama Soumaoro. Ai peshon 93 kilogramë dhe është i gjatë 186 centimetra.

I treti në renditje është sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku.

Futbollisti belg është i rëndë 94 kilogramë dhe i gjatë 191 centimetra.

E dy pozitat e para i ndajnë dy futbollistë të Milanit. Zlatan Ibrahimovic është i dyti me peshë 95 kilogramë dhe i gjatë 195 centimetra.

Kurse, vendi i parë është i rezervuar për portierin rezervë të Milanit, Antonio Donnarumma.

Vëllai i portierit të parë, të Kuqezinjve, Gianluigi Donnarumma, peshon 96 kilogramë dhe është i gjatë 192 centimetra. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.