HW

Muriqi për humbjen: Kishim motivin para ndeshjes, por në lojë “humbëm kryet”

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ka kërkuar falje pas humbjes 4:0 nga Zvicra në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës.

“Nuk funksionoi, fatkeqësisht, e kalojshin lehtë presingun”, ka thënë Muriqi pas ndeshjes për Klan Kosovën.

“Nuk kemi qenë në rastet ku nevojitet me e fitu topin e dytë.“Me gabimet trashanike që kemi ba, kemi marrë katër gola në pjesën e parë”.

Uji Dea

“Duke e ditur që pas tri dite kemi një kundërshtar më të vështirë se Zvicra”.“Tash mbaroi kjo lojë, prapa s’mund të kthehemi.“Duhet me e kthy motivimin apet. Na pret një ndeshje më e vështirë se kjo në ‘Fadil Vokrri’”.

Muriqi tha se ata kishin motivin para ndeshjes por gjatë ndeshjes gjërat mund të ndryshojnë.

“Kemi qenë të motivum gjithë, por kur nganjëherë mrena fushës nuk funksionon, hyn nëpër mendime, brenda thonjëzave, ‘e humb kryet’”.“Unë si kapiten i dytë i ekipit, u kërkoj falje tifozëve dhe shtetit tonë, dhe pastaj pres moral dhe motivim në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Suedisë që momentalisht na duhet më shumë se teknika dhe taktika”, përfundoi Muriqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.