Mobi Casa

Muriqi nuk pritet të startojë për Lazion as sonte në Ligën e Evropës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Vedat Muriqi nuk e ka bërë ende asnjë paraqitje si titullar për Lazion këtë sezon dhe nuk pritet ta bëjë as sonte kur klubi nga kryeqyteti italian të përballet me Lokomotiv Moscow në Ligën e Evropës.

Lazio e pret klubin rus sonte në Stadiumin Olimpik në Romë për ndeshjen e dytë në grup në garën dytësore evropiane, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Maurizio Sarrit vjen nga një fitore e rëndësishme kundër rivalit të qytetit, Romës, në Serie A në fundjavë, por është në telashe në Ligën e Evropës tashmë, pasi e humbi ndeshjen e parë në grup kundër Galatasaray.

Si zakonisht, Sarri pritet të luajë me Ciro Immobilen në qendër të sulmit.

ARKATANA

Sarri e ka përdorur sulmuesin e Kosovës në çdo ndeshje deri tani në Serie A dhe Ligën e Evropës këtë sezon, por vetëm në minutat e fundit të çdo takimi, duke mos i dhënë mundësi të luajë si titullar asnjëherë.

Në përgjithësi, sulmuesi prizrenas ka luajtur vetëm 64 minuta futboll për Lazion këtë sezon, duke kontribuuar me një asist.

Jeta nuk ka qenë edhe aq e lehtë për Muriqin në kryeqytetin italian, pasi që prej se iu bashkua Lazios nga Fenerbahce verën e vitit 2020, ai i ka shënuar vetëm dy gola në 40 paraqitje, shumicën e të cilave i bëri si zëvendësues. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.