FITORJA

Muriqi me rrëfim emocionues për La Ligan: Luftën nuk ia uroj askujt, Mallorca zgjedhja më e mirë në jetën time

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Vedat Muriqi është një nga sulmuesit më të vlerësuar në La Liga, pasi ka shkëlqyer këtë edicion me Mallorcan.

Sulmuesi kosovar ka zgjuar interesimin edhe të mediave spanjolle falë rrëfimeve të tij për luftën në Kosovë.

Ai tani ka folur për faqen zyrtare të La Ligas duke zbuluar se gjatë luftës në Kosovë si refugjatë në Shqipëri jetuan 50 veta me një dhomë.

“Mbaj mend që prindërit më tregonin se para luftës, gjithçka ishte në rregull. Unë e mbaj mend atë që ndodhi në luftë dhe ishte e tmerrshme, një periudhë e errët”.

“E përsëris shpeshherë që asnjë qenie njerëzore nuk duhet ta përjetojë diçka të tillë, u detyruam të largoheshim nga shtëpitë tona. Shkuam në Shqipëri dhe për dy muaj qëndruam në një dhomë me 50 persona të tjerë”, tregon Muriqi i emocionuar.

Mobi Casa

“Të gjithë ne që kemi përjetuar luftën, iu japim shumë vlerë gjërave të tjera në jetë”.

Tutje Muriqi ka thënë se transferimi te Mallorca është zgjedhja më e mirë që ka bërë në jetën e tij.

“Në disa raste kam dyshuar për kalimin tim te Mallorca, por në fund mendoj se është zgjedhja më e mirë që kam bërë në jetën time”.

“Më kanë mirëpritur prej ditës së parë dhe kjo më dhuron shumë besim”, u shpreh Muriqi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.