Fundamenti

Muriqi: Kosova është më e bukur se Mallorca natyrisht se është vendi im

/ 1 minutë lexim

Kosova ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme në “Fadil Vokrri” kundër Qipros duke triumfuar me rezultat 5-1 në sfidën e vlefshme për Grupin 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Dardanët kishin nevojë për një pikë që të shmangnin rënien në Ligën D, ndërsa objektivin e arritën në mënyrën më të bukur të mundshme.

Lojtari që kontribuoi me dy gola e dy asistime në këtë përballje, Vedat Muriqi, në prononcimin për Klan Kosova është shprehur i lumtur pas ndeshjes.

Mobi Casa

“Faktikisht po mundohem ta jap maksimumin gjithmonë për Kosovën. Humba shumë raste për të shënuar edhe më shumë gola. Jam i lumtur për fitoren. Do kthehem në Mallorca me moral të qind për qindtë”.

“Dita e parë ishte e vështirë në Kosovë pasi ishte ftohtë. Në Mallorca u mësova me kohën e nxehtë. Kosova është më e bukur se Mallorca natyrisht se është vendi im”, ka deklaruar Muriqi.