Muriqi jashtë listës së Inzaghit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve
Simone Inzaghi ka publikuar listën me lojtarët që do të jenë të pranishëm në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Dortmundit në Gjermani.
Në listë nuk është i përfshirë sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.
Shtatlarti nga Prizreni ka pësuar një lëndim dhe nuk do të jetë i gatshëm të paktën edhe një javë. /IndeksOnline/