ARKATANA

Muriqi: “Jam në parajsë, dua të rri këtu”

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Vedat Muriqi po ndihet mjaft mirë në Mallorca.

Sulmuesi kosovar është protagonist i ekipit spanjoll, por njëkohësisht edhe njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në La Liga.

Ndërkohë, në një intervistë për një televizion spanjoll, “Pirati” ka folur për të ardhmen e tij duke e nënvizuar dëshirën për të qëndruar në Mallorca, shkruan “Gazeta Express”.

ARKATANA

“E them gjithmonë se do të rri këtu sepse jam përshtatur këtu. Jam në shtëpi, tifozët më duan, edhe unë i dua ata dhe jam në një ishull, që është një parajsë. Shpresoj të mund të rri këtu deri në fund të karrierës, jo veç deri në fund të kontratës sime”, theksoi përfaqësuesi kosovar.

Mallorca ia vendosi klauzolën e shkëputjes së kontratës lojtarit të saj kryesor në një vlerë prej 40 milionë eurosh.

Klubi më i interesuar për momentin për Muriqin është Sevilla, e cila megjithatë nuk është e gatshme t’i ofrojë më shumë se 10-15 milionë euro për kartonin e futbollistit prizrenas. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.