GRANDEMALL

Muriqi i sfidon yjet si Benzema, Lewandowski, Vinicius e Griezmann, kandidat për ekipin e vitit në La Liga

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Vedat Muriqi është duke e kaluar njërin prej sezoneve më të mirë në karrierë.

Futbollisti kosovar i ka realizuar 12 gola dhe i ka bërë tri asistime deri tash këtë edicion në kampionatin spanjoll.

Dhe, kjo ka bërë që prizrenasi të marrë shpesh lëvdata nga klubi i tij, Mallorca, por edhe nga liga spanjolle, shkruan “Gazeta Express”.

Mobi Casa

E tash, La Liga e ka përfshirë 28 vjeçarin në garë për të qenë pjesë e ekipit të vitit.

Ish-futbollisti i Fenerbahçes dhe i Lazios e sheh veten në mesin e 11 sulmuesve të nominuar, përfshirë këtu yjet si Benzema, Lewandowski, Griezmann, Vinicius Junior, Raphinha, Dembele etj,.

Natyrisht, konkurrenca është jashtëzakonisht e fortë, por tifozët e kanë mundësinë ta votojnë “Piratin” për të qenë pjesë e sulmit ideal të sezonit 2022/23 në La Liga. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.